Qytetarët që protestuan kundër hidrocentralit në Shtërpcë përfundojnë në spital, Policia përdori gaz lotsjellës (Video)

Qytetarët që protestuan kundër hidrocentralit në Shtërpcë përfundojnë në spital, Policia përdori gaz lotsjellës (Video)

Policia e Kosovës i ka bërë për spital të martën banorët e fshatit Biti e ulët në komunën e Shtërpcës. Krejt kjo për shkak se banorët shqiptar e serb të këtij fshati po kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc. Gazeta inFokus ka siguruar video dhe fotografi ekskluzive nga momenti i ndërhyrjes së policisë, kiu […]

Gazeta inFokus ka siguruar video dhe fotografi ekskluzive nga momenti i ndërhyrjes së policisë, kiu si pasojë e gazit lotsjellës pësuan shumë banorë, përfshirë edhe fëmijët.

Banorët kanë thënë se fëmijët 5 muajsh kanë marrë lëndime nga gazi lotsjellës dhe aktualisht po trajtohen në qendrën spitalore në Shtërpcë.

Një pjesë tjetër e banorëve serb e shqiptarë janë duke u trajtuar për shkak të lëndimeve që kanë marrë derisa po mbronin pronat në afërsi të lumit ku do të ndërtohet hidrocentrali.

Sipas të dhënave të para mbi 30 banorë janë dërguar në Qendrën Mjekësore për shkak të dhunës që ka ushtruar Policia mbi ta.

Agron Rushit banorë i kësaj pjesë të Kosovës ka folur për situatën në këtë pjesë.

“Gjysma e protestueseve kanë ardh në ambulance situata është katastrof, të lendum ka më shumë 30 veta, fëmije 5 javësh i kanë gjuajtur më gazë lotësjellës”, ka thënë Rushiti për gazetën inFokus.

Në momentin kur po fliste për Gazetën inFokus, ai po trajtohej në ambulanten për shkake të keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Sipas banorëve, policia ka ndërhyrë pasi ata kanë refuzuar të tërhiqen nga zona ku do të ndërtohet hidrocentrali.

Ndërtimet që po bëhen në lumin Lepenc, kanë ndikuar edhe në prishjen e shtratit të tij. Banorëve të Bitisë kjo ua ka vështirësuar punën në pronat e tyre. Ata thonë që futja në gypa e lumit, ua ka pamundësuar edhe ujitjen e tokave bujqësore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?