Qumësht të ngrohtë para se të flini

Qumësht të ngrohtë para se të flini

Qumështi është natyralisht i pasur me kalcium, vitaminë D dhe kalium. Ai është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut në një sërë nivelesh. Kalciumi dhe vitamina D që gjëndet tek qumështi ju ndihmon të keni kocka dhe dhëmbë të fortë. Kaliumi nga ana tjetër mirëmban tensionin e gjakut. Megjithatë, nëse e pini të ngrohtë […]

Qumështi është natyralisht i pasur me kalcium, vitaminë D dhe kalium.

Ai është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut në një sërë nivelesh. Kalciumi dhe vitamina D që gjëndet tek qumështi ju ndihmon të keni kocka dhe dhëmbë të fortë.

Kaliumi nga ana tjetër mirëmban tensionin e gjakut.

Megjithatë, nëse e pini të ngrohtë përpara gjumit, qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë. Kur është i ngrohtë, qumështi ka një ndikim të menjëhershëm dhe ju ndihmon të flini si qengj. Kjo nuk do të thotë se duke pirë një gotë me qumësht të ngrohtë, do ju zërë gjumi menjëherë.

Qumështi, i ngrohtë apo i ftohtë nuk konsiderohet një eliksir i gjumit, por disa substanca që formohen gjatë ngrohjes, e ndihmojnë trupin të jetë më i qetë. Jo pa shkak, qumështi i ngrohtë rekomandohet për njerëzit që kanë kaluar një ditë të lodhshme.

Si ndikon qumështi i ngrohtë në organizëm?

Një gotë me qumësht të ngrohtë është e rëndësishme për organizmin.

Qumështi përmban shumë triptopan.

Sipas të dhënave ky amino acid metabolizohet në serotoninë dhe melatoninë, dy përbërës që kanë aftësinë të qetësojnë organizmin dhe nxisin një gjumë të mirë e të qetë.

Fatkeqësisht, në një gotë me qumësht nuk gjendet mjaftueshëm triptopan që të qetësoheni menjëherë, ndaj shumë ekspertë mendojnë se ndikimi i qumështit në tru është më shumë psikologjik. Pas një dite të lodhshme, ju mund të pini një gotë qumësht të ngrohtë, duke e shoqëruar me disa ushqime të shëndetshme që kanë aftësinë të nxisin gjumin.

Kombinime të shëndetshme me qumësht

Më poshtë do të gjeni sugjerime për disa ushqime të shëndetshme që mund t’i kombinoni me qumështin.

Biskotat me drithëra të plota dhe djathi shkojnë shumë mirë me një gotë me qumësht të ngrohtë. Për më shumë shije, qumështin mund ta pasuroni me çokollatë të shkrirë ose ta shoqëroni me disa feta mollë.

Banania me gjalpin e kikirikut janë një ide e shkëlqyer për të pasur një mbrëmje të qetë dhe relaksuese. Përveç këtyre këshillave, AgroWeb.org ju rekomandon që të krijoni një orar gjumi për gjithë javën dhe t’i përmbaheni në mënyrë rigoroze.

Nga ana tjetër, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë dhe mos neglizhoni gotën me qumësht të ngrohtë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar