Qendra e Studentëve ka nevojë për konvikte të reja

Qendra e Studentëve ka nevojë për konvikte të reja

Qendra e Studentëve edhe këtë vit ka pranuar banorët e saj të rinj. Këtë vit në konviktet e Qendrës së Studentëve janë pranuar 4 mijë studentë ndërsa në Mensë do të ushqehen 6500. Në QS përveç ushqimit dhe strehimit,  studentët do të kenë mundësi që të studiojnë por edhe të merren me aktivitete sportive. Drejtori […]

Në QS përveç ushqimit dhe strehimit,  studentët do të kenë mundësi që të studiojnë por edhe të merren me aktivitete sportive.

Drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta thotë se të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e QS duhet të jenë studentë të rregullt në UP, të jenë më larg se 25 metra nga kryeqyteti dhe kriter kryesor është nota mesatare e cila duhet të jetë e lartë.

Sfishta: Aplikimi për konvikt dhe mensë është i përbashkët

Video

“Kanë aplikuar 6500 studentë, 4000 i kem kapacitetet tash që janë të pranuar në konvikte, mirëpo këtë vit edhe ata 2500 studentë që nuk kanë mundur të pranohen në Qendrën e Studentëve u është  dhënë mundësia që të ushqehen në Mensën e Studentëve,  pra 6500 studentë ushqehen në Mensë kurse 4000 qëndrojnë në konvikte”, tha Sfishta për KosovaPress.

Drejtori i QS ka folur edhe rreth raportimeve që studentët i shesin dhomat e tyre duke thënë se ata që tentojnë të praktikojnë një gjë të tillë e humbin të drejtën për të qenë pjesë e QS dhe automatikisht futen në lista të zeza në mënyrë që edhe vitet e ardhshme të mos pranohen.

Drejtori Sfishta thotë se ka interesim të madh për t’u bërë banor i konvikteve e për këtë para dy vjetësh  ka filluar ndërtimi i një konvikti të ri por që është ndërprerë pasi që  komuna e Prishtinës nuk ka lëshuar leje.

Sfishta:  Komuna  nuk e ka dhënë lejen për ndërtimin e konviktit të ri

Video

“ E kemi pas një pronë e cila është e Fakultetit Teknik, dhe e cila është ekskluzivisht  për ndërtimin e një konvikti, por  kemi disa paqartësi me Kuvendin Komunal të Prishtinës, gjegjësisht me drejtorin e pronës të cilat  ende nuk janë zgjedhur. Jemi në përpjekje e sipër dhe po  presim. Kemi mjete buxhetore  edhe vitin e ardhshëm që të bëhet ndërtimi i konviktit të ri, shpresojmë që zyrtarët  e Kuvendit Komunal të na ndihmojnë ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë që të fillojë ndërtimi i konviktit të ri i cili është i domosdoshëm për nivelin e konkurrencës që është në Qendrën e Studentëve”, tha Sfishta.

Nga ana tjetër studentët shprehen të kënaqur me kushtet në Qendrën e Studentëve.

Kosovare Gashi, e cila qe tri vjet banon në QS shprehet e kënaqur nga banimi në konvikt  dhe nga  ushqimi që i ofrohet në mensë.

Gashi- Krahasuar me pagesën kushtet në Konvikt janë shumë të mira

“Kushtet në konvikt janë shumë të mira në krahasim me çmimin e volitshëm që është për ta paguar në muaj, janë të mira dhe ushqimi në mensë është në rregull, kemi ushqime të llojeve të ndryshme, përgjithësisht kushtet janë të mira”, thotë  Gashi.

Ndërsa Venera Shumolli nga Ferizaj tha për KosovaPress, se nuk ka hasur në asnjë problem gjatë regjistrimit në konvikt dhe në përgjithësi kushtet janë shumë të mira.

Shumolli: Jam duke kaluar shumë mirë në Qendrën Studentore

“Kushtet në konvikt janë shumë të mira gjithashtu edhe në mensë ushqimi është shumë i mirë. Nuk kam has në asnjë problem dhe jam duke kaluar shumë mirë”,  tha Shumolli.

Edhe këtë vit ka lehtësime për kategoritë e luftës, si dhe për studentët me gjendje jo të mirë ekonomike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?