PZAP refuzon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të diasporës?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje sa i përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR. Disa orë më parë në një konferencë për media, anëtari i PZAP-së Fejzullah Rexhepi ka konfirmuar se tashmë vendimi është marrë nga ana e PZAP-së […]
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje sa i përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR. Disa orë më parë në një konferencë për media, anëtari i PZAP-së Fejzullah Rexhepi ka konfirmuar se tashmë vendimi është marrë nga ana e PZAP-së por se nuk do ta bëjnë publike deri në orën 16:00 të ditës së sotme.
“Sa i përket kësaj, vendimi është marrë por nuk është marrë në formë të shkruar, pra derisa të merret në formë të shkruar nuk mund ta kumtojmë se cili është. Por brenda ditës së sotme del edhe vendimi në formë të shkruar. Për shkak se është rregull të njoftohen në fillim subjekti që ka parashtruar ankesën, palët dhe më pas mediat e të tjerët”, tha Rexhepi.
Megjithatë, Periskopi brenda burimeve të PZAP-së ka mësuar se ky organ ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave nga jashtë. Kujtojmë se bëhet fjalë për rreth 5 mijë fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora një ditë pas zgjedhjeve të mbajtura në vend./Periskopi/












