Publikohet mesazhi i një prej viktimave të tragjedisë në Angli: ‘Mami më fal, po vdes!’

Publikohet mesazhi i një prej viktimave të tragjedisë në Angli: ‘Mami më fal, po vdes!’

Frika se mes 39 emigrantëve të vdekur ka dhe nga ata me shtetësi vietnameze, po rritet. Detaje të reja zbulohen çdo moment pas tragjedisë të së mërkurës, ku u gjetën pa jetë 39 njerëz brenda kamionit të mallrave në parkun industrial, pranë zonës Essex, Anglinë Juglindore. Tani, burime pranë qeverisë vietnameze janë shprehur për CNN […]

Frika se mes 39 emigrantëve të vdekur ka dhe nga ata me shtetësi vietnameze, po rritet. Detaje të reja zbulohen çdo moment pas tragjedisë të së mërkurës, ku u gjetën pa jetë 39 njerëz brenda kamionit të mallrave në parkun industrial, pranë zonës Essex, Anglinë Juglindore.

Tani, burime pranë qeverisë vietnameze janë shprehur për CNN se qeveria është kontaktuar nga një baba i cili mendon se e bija 26-vjeçare është një prej viktimave.

Përveç faktit që la shtëpinë për tu nisur drejt Britanisë dhe mungon që prej 3 tetorit, mesazhi i fundit që i ka dërguar të ëmës, i bën prindërit të mendojnë kështu.

Vajza, i ka shkruar prindërve se nuk mund të marrë dot frymë dhe më pas i kërkon falje për mënyrën që zgjodhi të emigronte. Autoritetet besojnë se thuajse të gjithë viktimat janë me shtetësi kineze, por sidoqoftë hetimet për identifikimin e saktë të tyre vijojnë.

Në mesazhin që vajza vietnameze i ka dërguar së ëmës rreth orës 22:28 (me orën Britanike) shkruhej:

“Mami dhe babi, më falni. Rruga që zgjodha për të ikur nuk pati sukses. Mami, të dua shumë ty dhe babin. Po vdes sepse s’marr dot frymë. Mami më fal shumë, më vjen keq.”

Që prej këtij mesazhi, familjarët nuk dëgjuan më prej 26-vjeçares dhe treguan për autoritetet se kanë paguar rreth 30.000 paund që ajo të shkojë në mënyrë të jashtëligjshme në Angli, shkruan anabel. Tani, në dëshpërim të plotë e gjithë familja kërkon nëse dikush ka një informacion rreth saj, derisa autoritetet të japin rezultatet përfundimtare nga identifikimi i viktimave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?