Prokuroria Themelore: Të mos manipulohet opinioni në rastin e Astrit Deharit

Prokuroria Themelore: Të mos manipulohet opinioni në rastin e Astrit Deharit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë thirrje që të mos manipulohet opinioni, në rastin e Astrit Deharit, si dhe të mos thuhen gjëra të pavërteta dhe tendencioze, të cilat mund të ndikojnë negativisht në rastin në fjalë. “Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se pretendimet e përkthyesit të raportit të ekspertizës së rastit të […]

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se pretendimet e përkthyesit të raportit të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit, nuk janë të vërteta dhe janë si pasojë e reagimit publik lidhur me cilësinë e përkthimit.

Prokuroria Themelore në Prizren siguron opinionin publik se përkthyesit i është dhënë në përkthim i gjithë dokumentacioni i ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës”, thotë prokuroria në njiftim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se pretendimet e përkthyesit të raportit të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit, nuk janë të vërteta dhe janë si pasojë e reagimit publik lidhur me cilësinë e përkthimit.

Prokuroria Themelore në Prizren siguron opinionin publik se përkthyesit i është dhënë në përkthim i gjithë dokumentacioni i ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

Për hir të informimit të drejtë e të saktë të opinionit, përkthyesi ka pranuar raportin e ndarë në dy pjesë. Pas marrjes së raportit të përkthyer në gjuhen shqipe nga përkthyesi, Prokuroria ka vërejtur se faqja 14 në të cilën kanë qenë të përfshira konkluzionet nuk ka qenë e përkthyer në gjuhen shqipe.

Faqja e parafundit nr.13 përmban konkluzione me nënshkrimin e dy autorëve, ndërsa faqja e fundit nr.14 përmban konkluzione nga dy raportet e nënshkruar nga tre autorë, dhe ne besojmë se përkthyesi është vënë në lajthim nga faqja e 13 duke menduar se aty përfundon raporti. Ndërsa, edhe vet përkthyesi ka theksuar se ka pranuar raportin prej 14 faqesh. Faqja e 14 e raportit ka munguar në përkthim në gjuhën shqipe dhe me të vërejtur këtë fakt Prokuroria ka kërkuar nga përkthyesi që menjëherë të përkthehet edhe faqja e 14 në mënyrë që të kompletohet raporti dhe i njëjti ti dorëzohet në të dy gjuhët familjes. (Lidhur me këtë sqarim mund ti shihni edhe dy faqet e raportit në gjuhën frënge të bashkangjitur në këtë komunikatë).

Për të gjitha këto Prokuroria i posedon të gjitha dëshmitë se përkthyesi e ka pranuar tërë materialin e kompletuar së bashku me konkluzionet të cilat kanë qenë në faqen 14.

Prokuroria Themelore në Prizren bën thirrje që të mos manipulohet opinioni, si dhe të mos thuhen gjëra të pavërteta dhe tendencioze të cilat mund të ndikojnë negativisht në rastin në fjalë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?