Prishtina triumfon në derbin lokal kundër Flamurtarit

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës. ‘Bardh e kaltrit’ kanë fituar derbin lokal kundër Flamurtarit, me rezultatin 2:0. Prishtina administroi ndeshjen që nga vërshëllima e parë. Fatin e takimit skuadra e Armend Dallkut e vendosi në fundin e pjesës e parë. Golin e parë e […]
Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.
‘Bardh e kaltrit’ kanë fituar derbin lokal kundër Flamurtarit, me rezultatin 2:0.
Prishtina administroi ndeshjen që nga vërshëllima e parë. Fatin e takimit skuadra e Armend Dallkut e vendosi në fundin e pjesës e parë.
Golin e parë e realizoi Meriton Korenica, kur po luhej minuta e 43’ e ndeshjes, shkruan lajmi.net.
Kur mendohej se skuadrat do të shkojnë në pushim me këtë rezultat, në skenë u shfaq Armend Thaqi, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë skuadrat patën disa mundësi, por asnjëra palë nuk konkretizoi aksione në gol.
Me këtë rezultat, Prishtina ngritët në kuotën e 23 pikëve, për pozitën e katërt, duke numëruar vetëm tri pikë më pak se vendi i parë, Ballkani.
Flamurtari thellohet në krizë, duke mbetur në pozitën e parafundit në tabelë, me 9 pikë nga 12 ndeshje.












