Policia flet për sulmin ndaj bamirësit në Ferizaj, që PDK thotë se ia bëri Vetëvendosje

Policia flet për sulmin ndaj bamirësit në Ferizaj, që PDK thotë se ia bëri Vetëvendosje

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin fizik të së shtunës në Ferizaj, të cilin sot e raportoi dega  e PDK’së në këtë komunë, ku thotë se bamirësi Jakup Sabedini është rrahur keq nga aktivistë të Vetëvendosjes. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi në një prononcim për Periskopin ka treguar se kanë identifikuar një […]

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi në një prononcim për Periskopin ka treguar se kanë identifikuar një person të dyshuar për sulmin në fjalë, por i cili pastaj është liruar në procedurë të rregullt.

‘’Rasti është raportuar në polici. Një person është identifikuar si sulmues dhe është sjellë në stacionin policer. I është bërë kallëzimi penal në bashkëpunim me dhe konsultim me Prokurorin për lëndim trupor. I njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt në Gjykatë.Rasti ka ndodh në restorant’’, ka thënë Gashi për Periskopin.

Është dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, që sot përmes  një postimi në Facebook, ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje për sulm fizik ndaj veprimtarit të tyre.

Regimi i plotë i degës së PDK’së në Ferizaj:

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! sulmojnë rëndë humanistin dhe veprimtarin e PDK-së në Ferizaj, Jakup Sabedini

Dhuna është e papranueshme kudo që ndodh e ndaj kujtdo që ndodh! Fatkeqësisht, të shtunën, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, sulmuan aktivistin e devotshëm politik të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe humanistin shembull të qytetit tonë, Jakup Sabedini, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku ofrimi i shërbimeve urgjente mjekësore ishte i pashmangshëm. Rasti është raportuar menjëherë tek organet e sigurisë, porse deri më tani, nuk ka asnjë veprim që do ta ndriçonte rastin në plotni.

Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, përmes këtij reagimi, dënon fuqishëm këtë akt të dhunës të motivuar politikisht dhe fton organet e drejtësisë dhe ato të sigurisë ta ndriçojnë këtë rast dhe të mbajnë përgjegjës kryesit deri në dënimin meritor.

Shembujt e tillë ku spiralja e dhunës shtrihet mbi aktivistët politik dhe humanistët e dalluar, thyejnë rëndë besimin e qytetarëve në forcat politike dhe humbin përfundimisht parametrat e një gare e pjesëmarrje të ndershme në subjektet e aktivitetet politike.

Aktivisti Sabedini, ishte i anëtar i shtabit zgjedhor lokal në PDK-n e Ferizajt, në zgjedhjet e 6 tetorit, motiv ky që nxiti sulmin ndaj tij nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! e si rrjedhojë, kërcënimet e tilla kanë ndodhur për një interval të konsiderueshëm kohor./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?