Plaku 84 vjeçar futet në sherr me myslimanët: Iu kalli veturën, gjuajti dhe provoi ta kallte xhaminë

Një plak 84 vjeçar është arrestuar pasi ishin dëgjuar disa të shtëna në një xhami në jug të Francës. Katër të shtëna ishin bërë dhe një veture i ishte vënë zjarri jashtë ndërtesës së xhamisë rreth orës 3.15, duke i lënë dy të plagosur në një incident që ndodhi derisa shumë njerëz po faleshin brenda. […]
Katër të shtëna ishin bërë dhe një veture i ishte vënë zjarri jashtë ndërtesës së xhamisë rreth orës 3.15, duke i lënë dy të plagosur në një incident që ndodhi derisa shumë njerëz po faleshin brenda.
Mediumet franceze raportojnë që të plagosurit ishin një 74 vjeçar dhe një tjetër 78 vjeçar, që u dërguan me urgjencë në spitalin e Bayonnes pasi ishin konstatuar plagë serioze, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Ata mësohet që e kishin kapur të dyshuarin derisa provonte t’i vinte flakën derës së ndërtesës së xhamisë.
I dyshi, një ish ushtarak 84 vjeçar, u arrestua 10 kilometra larg shtëpisë së tij pasi një polic i gjeti armën, një cilindër gasi dhe granata.
Ai mendohet të ketë shkuar në xhami me qëllimin për ta djegur atë.
Policia ka zbuluar se ky plak kishte lidhje me të djathtën ekstreme, me një burim të dytë që shtoi se ai ishte kandidat i partisë së Marine Le Pen në vitin 2015. /Periskopi












