PDK: Në Prizren u arrestua edhe një militant i VV’së për blerje të votave

PDK-ja në Prizren ka njoftuar se në këtë qytet është arrestuar edhe një militant i VV-së për blerje të votave, përcjellë Periskopi. Përmes një komunikate, PDK ka njoftuar se personi në fjalë është zënën ne flagrancë. “Brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003a, sërish aktivistët e Vetëvendosjes u zunë në flagrancë, duke blerë vota. […]
Përmes një komunikate, PDK ka njoftuar se personi në fjalë është zënën ne flagrancë.
“Brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003a, sërish aktivistët e Vetëvendosjes u zunë në flagrancë, duke blerë vota. Edhe për këtë rast me ndërhyrjen e vëzhguesve të PDK-së, është obliguar Policia e Kosovës, që të intervenojë dhe të arrestojë edhe personin e dytë të Vetëvendosjes. Partia Demokratike e Kosovës, duke dënuar ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, njofton opinion e gjerë, se kjo skenë e mashtrimeve të Vetëvendosjes, ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Andaj, të gjithë vëzhguesit e PDK-së, do të jenë në krye të detyrës, për ruajtjen e votës dhe të vullnetit të qytetarëve. Me këtë rast u bëhet thirrje edhe vëzhguesve të subjekteve tjera politike dhe OJQ-ve, monitorues të zgjedhjeve, t’i raportojnë rastet e tilla. Video e dërguar është bërë nga vëzhguesit e PDK-së, në afërsi të SHFMU “Abdyl Frashëri”, thuhet në komunikatën e PDK-së. /Periskopi












