PDK akuzon LDK për tentim vjedhje të votave në Miradi të Ulët

PDK akuzon LDK për tentim vjedhje të votave në Miradi të Ulët

Një tjetër manipulim me vota në Fushë Kosovë kanë tentuar komisionarët dhe vëzhguesit e LDK-së. Në Qendrën e Votimit me numër 0904E në Miradi të Ulët është tentuar që publikisht të ndikohet në votimin e një qytetareje e cila e ka votuar në vendvotim të gabuar, njofton Dega e PDK-së në Fushë Kosovë përmes një […]

Në Qendrën e Votimit me numër 0904E në Miradi të Ulët është tentuar që publikisht të ndikohet në votimin e një qytetareje e cila e ka votuar në vendvotim të gabuar, njofton Dega e PDK-së në Fushë Kosovë përmes një komunikate për media.

Sipas PDK-së, komisionarët dhe vëzhguesit e LDK-së kanë tentuar që t’i marrin fletëvotimin dhe t’i japin një tjetër, me qëllim që ta manipulojnë, por votuesja nuk ka pranuar.

“Qytetarët janë ankuar se qytetarja i është nënshtruar presionit të komisionarëve dhe të vëzhguesve të LDK-së. Me ndërhyrjen e vëzhguesve të partive politike dhe kryesuesit, u pengua manipulimi i votës”, bën të ditur PDK.

Ndërsa një tjetër manipulim, sipas Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, ka ndodhur në qendrën e votimit me numër 0901X/01R, në SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, me ç’rast te kutia e votimit është hasur kartela e Lëvizjes VV gjë që bie ndesh me rregullat për zgjedhjet.

“Pasi qytetarja ka gjetur këtë kartelë, ka lajmëruar komisionarët dhe vëzhguesit, por një nga komisionarët që dyshohet të jetë i VV, në vend që të raportojë dhe ta shqyrtojë këtë rast, ai ia merr kartelën dhe e shqyen”, njofton Dega e PDK-së në Fushë Kosovë.

Për më tepër, bëhet e ditur se qytetarja ka raportuar për këtë rast edhe tek organet tjera kompetente.

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë kërkon marrjen e masave për parandalimin e parregullsive në qendrat e votimit, të cilat e dëmtojnë procesin demokratik, dhe të  mbrohet vota dhe vullneti i lirë i qytetarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?