Pas njohjes së ‘gjenocidit armen’ Buxhovi tregon për Periskopin se a bëhen me faj edhe shqiptarët

Pas njohjes së ‘gjenocidit armen’ Buxhovi tregon për Periskopin se a bëhen me faj edhe shqiptarët

Kongresi amerikan sot votoi për njohjen zyrtare të gjenocidit armen nga Perandoria Osmane në vitet 1915-1916. Erdogani ka reaguar ashpër ndërkohë që ShBA-të bile kërkuan edhe sanksione ekonomike ndaj Turqisë për ofensivën ushtarake në Siri. Periskopi pyeti historianin Jusuf Buxhovi se a ishte i drejtë nga aspekti historik një vendim i tillë politik. Në përgjigjen […]

Periskopi pyeti historianin Jusuf Buxhovi se a ishte i drejtë nga aspekti historik një vendim i tillë politik. Në përgjigjen e tij, z.Buxhovi nuk ishte i drejtpërdrejtë duke deklaruar se vendimi në fjalë ishte i natyrës politike, gjë që dihet.

“Rasti i rezolutës së Senatit Amerikan që dënon masakrën ndaj Armenëve gjatë luftës së parë botërore, është i natyrës politike, pra pa pasoja ligjore ndaj kryeve të saj, që edhe formalisht janë të paarritshëm, ngaqë Perandoria Osmane është shpërbërë në vitin 1923. Kështu që edhe reagimet a Ankaras ndaj kësaj çështje janë më shumë të natyrës morale, ngaqë formalisht shteti turk nuk është trashëgimtar i ligjshëm i Petandorisë Osmane, paçka se Erdogani këtë po mundohet ta bëj.” – ka thënë ai.

Periskopi nuk ngurroi të pyeste historianin e njohur kosovar edhe për mundësinë që shqiptarët të cilët luftonin për Perandorinë Osmane në atë kohë të merrnin një barrë faji, por ai iu shmang edhe kësaj pyetjeje duke thënë që shqiptarët kishin shpallur pavarësinë dhe ishin shkëputur nga Perandoria Osmane në atë kohë.

“Ndërsa sa i përket mundësisë që edhe shqiptarët të fajsohen për këtë, kjo teortikisht dhe praktikisht përjashtohet, ngaqë shqiptarët, nga 28 nëntori 1912 shpallën pavarësinë e tyre dhe u shkëputën nga Perandoria Osmane. Këtë e vertetoi edhe Konferenca e Ambasadorëvë e Londrës më 1913.” – shtoi ai.

Në fakt, historia tregon se një pjesë e madhe shqiptarësh shërbenin në funksione të ndryshme në ushtrinë turke gjatë viteve 1915-1916./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?