Palmer nesër në Shkup, gjatë javës pritet ta vizitojë edhe Prishtinën

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Gjatë javës ai pritet ta vizitojë edhe Prishtinën. Palmer, siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në […]
Palmer, siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departmentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.












