Paçarizi: Konjufca me cinizëm të tepruar kur ia uroi vendin e dytë LDK-së

Analisti Rrahman Paçarizi, ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës i cili ia uroi vendin e dytë LDK’së. “Nëse këto të dyja janë në sondazhe me nga 30 % ateherë mund të bëhet përmbysje në favor të njërës ose tjetrës. Duhet të pritet numërimi deri në votën e fundit. Një rezultat të ngjashëm kemi pasë për […]
Analisti Rrahman Paçarizi, ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës i cili ia uroi vendin e dytë LDK’së.
“Nëse këto të dyja janë në sondazhe me nga 30 % ateherë mund të bëhet përmbysje në favor të njërës ose tjetrës. Duhet të pritet numërimi deri në votën e fundit. Një rezultat të ngjashëm kemi pasë për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Duhet të presim numërimin deri në fund. Një kalim eventual i Nismas’s do ta ndryshonte raportin mes forcave. Mu duk pak cinik zoti Konjufca kur ia uroi vendin e dytë LDK’së dhe cinizmi i teprumë në momentin kur po flasim për brishtësinë e mundësive të koalicioneve mund të ndikojë në këto koalicione”, ka thënë ai./Periskopi/












