Obama jep mesazhe politike të vlefshme edhe për Kosovën: Mos i gjykoni të tjerët, të gjithë kanë mangësi

Ish presidenti amerikan Barack Obama ka bërë thirrje që t’i jepet fund kulturës së refuzimit në politikë, duke thënë se kjo nuk është një formë efektive e aktivizmit. Të martën, Obama mori pjesë në përvjetorin e tretë të Samitit Obama Foundation në Illionis të Chicagos, një event ku marrin pjesë folës të profileve të larta. […]
Të martën, Obama mori pjesë në përvjetorin e tretë të Samitit Obama Foundation në Illionis të Chicagos, një event ku marrin pjesë folës të profileve të larta.
Ndërsa po bisedonte me aktoren dhe aktivisten Yara Shahidi, ish presidenti amerikan foli për edhe për gjykimin tepër të ashpër që iu bëhet njerëzve në mediat sociale, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
“Kjo ideja e puritanizmit, pastërtisë, që ju kurrë s’bëni asgjë keq, asnjë kompromis, që politikisht gjithnjë keni të drejtë e gjëra të tillë, këto duhet t’i tejkaloni shpejt,” tha ai.
“Bota është lëmsh. Ka ambiguitete. Njerëzit që bëjnë gjëra shumë të mira kanë shumë të meta.”
Obama më tej theksoi që rreziku i të qenit “tepër paragjykues” ndaj njerëzve ishte diçka që e sheh “veçanërisht në kampuset universitare” dhe që ka depërtuar edhe në rrjetet sociale. /Periskopi












