Një pjesë e malit kaplohet nga zjarri në Bogë të Pejës

Zjarri ka përfshirë një pjesë të malit mes fshatit Stankaj dhe Bogë në Pejë, që nga pasditja e së premtes. Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar atje deri në orën 01:00 të mëngjesit të së shtunës, por nuk kanë arritur të shuajnë krejtësisht zjarrin. Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për […]
Zjarri ka përfshirë një pjesë të malit mes fshatit Stankaj dhe Bogë në Pejë, që nga pasditja e së premtes.
Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar atje deri në orën 01:00 të mëngjesit të së shtunës, por nuk kanë arritur të shuajnë krejtësisht zjarrin.
Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë edhe mëngjesin e sotëm dhe janë duke vazhduar me punën që të shuajnë krejtësisht zjarrin.












