Nis takimi i Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Është publikuar fotografia e përbashkët e liderëve të rajonit në Bruksel nga takimi me Përfaqësuesën e Lartë e BE-së Federica Mogherinin. Në këtë darkë lamtumirëse të cilën e ka ftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, janë edhe dy presidentët, Thaçi e Vuçiq. Fotografia është publikuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq. Tonight, 🇪🇺 HRVP @FedericaMog is […]
Është publikuar fotografia e përbashkët e liderëve të rajonit në Bruksel nga takimi me Përfaqësuesën e Lartë e BE-së Federica Mogherinin.
Në këtë darkë lamtumirëse të cilën e ka ftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, janë edhe dy presidentët, Thaçi e Vuçiq.
Fotografia është publikuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.
Tonight, 🇪🇺 HRVP @FedericaMog is hosting the leaders of the Western Balkans for an exchange of views on latest developments, achievements and challenges ahead. #EU #WesternBalkans pic.twitter.com/uQwX2NhijD
— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) October 29, 2019
Ndërkohë, në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Nuk dihet nëse në të njëjtin do të ketë diskutime bilaterale mes dy liderëve, Thaçi e Vuçiq, mirëpo mediat kanë raportuar se në takimin e përbashkët dialogu do të jetë tema kryesore e diskutimit.












