Në Zveçan, dy persona tentojnë të votojnë me letërnjoftim të Serbisë

Në komunën e Zveçanit, ka pasur dy tentime të serbëve për të votuar me letërnjoftime të Serbisë. Por, ata janë kthyer pasi iu është thënë se janë keqinformuar pasi ka një vendim që thotë se vetëm dokumentacioni i Kosovës mund të përdoret, njofton Klan Kosova. Në lidhje me këtë më parë foli edhe Kryetari i […]
Por, ata janë kthyer pasi iu është thënë se janë keqinformuar pasi ka një vendim që thotë se vetëm dokumentacioni i Kosovës mund të përdoret, njofton Klan Kosova.
Në lidhje me këtë më parë foli edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
“Secili duhet me kuptu që emri i secilit që është në listë duhet me votu, nuk e kuptoj pse nuk guxojë me votu me letërnjoftimin serb, kur emri i atij personi figuron në listë”, ka thënë Rakiq.












