Në Kosovë bën vaki edhe kjo: Djali i ish-ministrit punon në ndërtimtari

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka uruar djalin e tij me rastin e ditëlindjes. Mirëpo, Zharku ka bërë të ditur diçka që në vendin tonë nuk e dëgjojmë shpesh. Kaçanikasi ka treguar se djali i tij, ndonëse po përfundon fakultetin, punon si punëtor i ndërtimtarisë. “Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin […]
Mirëpo, Zharku ka bërë të ditur diçka që në vendin tonë nuk e dëgjojmë shpesh.
Kaçanikasi ka treguar se djali i tij, ndonëse po përfundon fakultetin, punon si punëtor i ndërtimtarisë.
“Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë”, ka shkruar Zharku në Facebook.













