Në Klinë nuk i vije radha Vetëvendosjes, këto janë dy partitë që kanë vetëm 12 vota diferencë

Lëvizja Vetëvendosje edhe pse po prinë me rezultatet në nivel vendi, në Klinë nuk ka arritur ta marr as vendin e tretë dhe ka siguruar vetëm 1560 vota, përcjellë Periskopi. LDK-ja me kandidate, Vjosa Osmanin dhe koalicioni AAK-PSD, me Ramush Haradinajn në Klinë kanë diferencë vetëm 12 vota. Koalicioni AAK-PSD është në vendin e parë […]
LDK-ja me kandidate, Vjosa Osmanin dhe koalicioni AAK-PSD, me Ramush Haradinajn në Klinë kanë diferencë vetëm 12 vota.
Koalicioni AAK-PSD është në vendin e parë me 4456 vota, ndërsa LDK-ja ka 4444 vota në Klinë.
Ky është rezultati që ka nxjerrë KQZ-ja gati në përfundim të numërimi të votave.
As PDK-ja nuk ka mbetur shumë larg tyre në këto rezultate, duke grumbulluar 4412 vota gjithsej.
Theksojmë se këto janë vetëm rezultatet preliminare të nxjerra nga KQZ-ja, që nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.













