Ndryshojnë rezultatet e Exit Polleve: VV ose LDK e para, Nisma s’dihet nëse e kalon pragun

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, ka treguar rezultatet e exit-polleve të tij për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Haxhiu ka shpalosur rezultatet e këtyre zgjedhjeve, e të cilat ishin të mbyllura deri tash. Klan Kosova respektoi orarin për të mos treguar rezultatin zgjedhor deri në orën 19:00. Klan Kosova tregoi përqindjet e po […]
Haxhiu ka shpalosur rezultatet e këtyre zgjedhjeve, e të cilat ishin të mbyllura deri tash. Klan Kosova respektoi orarin për të mos treguar rezultatin zgjedhor deri në orën 19:00.
Klan Kosova tregoi përqindjet e po ashtu edhe numrin e deputetëve të fituar nga partitë politike garuese, shkruan Periskopi.
Fillimisht u bë e ditur se rezultati ishte befasues krahasuar me rezultatet e mëhershme.
Partitë fituese sipas Klan Kosovës janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me nga 30 për qind.
Por, mes këtyre dy partive megjithatë prin Vetëvendosje me 30,3 për qind në krahasim me LDK-në që ka 30,2 për qind.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka 22,28 për qind.
Sipas Exit Pollit, Nisma për Kosovën nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor përkundër koalicionit me AKR-në dhe PD-në.
Në një tjetër rezultat të prezantuar në TV Dukagjini, thuhej që Vetëvendosje ishte e para me 2 për qind të votave ndërkohë që Nisma Socialdemokrate nuk e kalonte pragun. /Periskopi












