NATO ‘respekton’ stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë me Rusinë

NATO ‘respekton’ stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë me Rusinë

NATO tha se “respekton” vendimin e Serbisë për të mbajtur ushtrime të përbashkëta ushtarake ajrore me Rusinë në të cilën po vendosen sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 ruse dhe Pantsir-S. Rusia tha që sistemet me rreze të gjerë S-400 dhe sistemet me rreze të shkurtër Pantsir-S janë duke u përdorur në stërvitjen Slavic Shield-2019 […]

NATO tha se “respekton” vendimin e Serbisë për të mbajtur ushtrime të përbashkëta ushtarake ajrore me Rusinë në të cilën po vendosen sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 ruse dhe Pantsir-S.

Rusia tha që sistemet me rreze të gjerë S-400 dhe sistemet me rreze të shkurtër Pantsir-S janë duke u përdorur në stërvitjen Slavic Shield-2019 për të provuar veprime të përbashkëta nga ushtarakët rusë dhe serbë për të mbrojtur sulmet ajrore, njofton Klan Kosova.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha që sistemet e raketave sipërfaqe-ajër janë të vendosura në bazën e Batajnicas, jashtë kryeqytetit serb, Beogradit, shkruan Radio Free Europe.

“Është hera e parë që një batalion S-400 dhe një bateri Pantsir-S janë shfaqur në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë”, tha ministria.

Në një deklaratë për RFE / RL, zyra e shtypit e NATO-s tha se aleanca dhe Serbia “janë partnerë dhe ne respektojmë të drejtën e Serbisë për të marrë vendime sovrane në lidhje me ushtrimet në territorin e saj”.

“Kjo është një çështje për Serbinë dhe Rusinë. Serbia është partnere e NATO-s”.

Po ashtu NATO tha se vendi i ballkanik ka një “marrëdhënie të mirë dhe produktive” me aleancën perëndimore.

S-400 do të kthehet në Rusi pasi stërvitjet gjashtëditore përfundojnë në 29 tetor.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se sistemi Pantsir është blerë nga qeveria e tij.

Serbia mban marrëdhënie të forta politike dhe ekonomike me Rusinë, megjithë qëllimin e shpallur për t’u anëtarësuar në BE. Beogradi është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe nuk pranoi të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë mbi Ukrainën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?