Mustafa për koalicionin me VV’në: Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave

Mustafa për koalicionin me VV’në: Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. LDK’ja e Isa Mustafës, doli e dyta në këto zgjedhje, edhe pse rezultatet ende nuk janë zyrtare. Këto dy parti nuk arritën të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore, mirëpo patën thënë se pas rezultatit të zgjedhjeve, mund të formojnë […]

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje, ani pse kreu i VV’së Albin Kurti që në natën e shpalljes së rezultateve deklaroi se do të flasë me krerët e LDK’së për ta formuar Qeverinë e re.

Por, duket se edhe sikur t’i vijë një ftesë për bashkëpunim, LDK’ja nuk do ta pranojë deri sa të numërohen të gjitha votat, duke përfshirë ato me kusht dhe të diasporës.

Këtë e ka bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Express, lideri i LDK’së, Isa Mustafa.

“Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave. Sepse, vetëm kur të përfundojë numërimi, dihet qartë se kush është i pari, respektivisht mandatari”, tha Mustafa.

Ndërkaq bashkëpunimi i dy partive deri më tani opozitare, LDK’së dhe VV’së, ka filluar qysh para dy vitesh kur koalicioni PANA kishte formuar qeverinë.

Si opozitë, këto dy parti patën tentuar të krijojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, por që kjo nuk ndodhi, pasi Haradinaj dha vetë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Para zgjedhjeve të  tetorit, këto dy parti patën disa përpjekje për të formuar një koalicion parazgjedhor, por këmbëngulja e të dyja partive për të marrë bartësin e listës çoi deri në dështimin e një marrëveshjeje parazgjedhore.

Megjithëse nuk krijuan koalicionin parazgjedhor, të dy partitë u zotuan se pas rezultateve të 6 tetorit do të bisedojnë për të krijuar koalicionin paszgjedhor dhe për të formuar qeverinë.

Në një intervistë ne emisionin Pressing në T7, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së. Vjosa Osmani, pati thënë se partisë që do të dalë e para në zgjedhje do t’i takojë posti i kryeministrit.

“Shumë e thjeshtë, kush i fiton zgjedhjet e fiton pozitën e kryeministrit dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet kështu që natyrisht që edhe ne do ta udhëheqim qeverinë”, kishte deklaruar Vjosa Osmani.

Osmani po ashtu kishte thënë se pas zgjedhjeve mundësia më e madhe për koalicion është me VV’në e Kurtit, ndërkaq ka theksuar herë pas here se me PDK’në e Kadri Veselit nuk do të ketë asnjë diskutim për koalicion.

VV’ja doli partia e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të organizuara pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

LDK’ja doli partia e dytë, duke lënë pas vetës PDK’në e Kadri Veselit i cili pas shpalljes së rezultateve doli në një konferencë për media ku edhe e pranoi humbjen. AAK’ja e Haradinajt në koalicion me PSD’në e Shpend Ahmetit u renditën në vendin e katërt në këto zgjedhje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?