Mushkolaj përplaset me Berishën: Pranoje që LDK humbi zgjedhjet, Vjosa Osmani s’ka qenë vetja (Video)

Ka vazhduar përplasja mes analistit Imer Mushkolaj dhe ish-këshilltarit të Isa Mustafës, Besnik Berishës rreth rezultatit të LDK’së në këto zgjedhje, transmeton Periskopi. Berisha sonte në Debat Plus ka thënë se LDK nuk është humbëse dhe se kjo parti kishte fituar edhe kur e kishte krijuar Qeverinë me PDK’në. Mushkolaj ka reaguar ashpër, duke i […]
Berisha sonte në Debat Plus ka thënë se LDK nuk është humbëse dhe se kjo parti kishte fituar edhe kur e kishte krijuar Qeverinë me PDK’në.
Mushkolaj ka reaguar ashpër, duke i thënë që ta pranojë se LDK ka humbur.
‘’Pranoje që LDK ka humb zgjedhejt edhe e vazhdojmë debatin. Mos e bë avokatin. Pranoje, sinqërisht këtë fakt. Kadri Veseli e ka pranu, e ti jo. Cka me t thanë o burrë’’.
‘’E pse dalin partitë në zgjedhje? Me fitu. Jo me ardh me bishta në pushtet. Bisht e kemi pasë Behgjet Pacollin me tre deputetë e katër ministri’’, shtoi Mushkolaj.
‘’Vjosa Osmani i ka humb zgjedhejt se s’ka qenë vetja. Në asnjë tubim s’ka dalë e vetme. E ka pasë me vete Isa Mustafën ose Lutfi Hazirin. Kujt me i besu tash preja atyre treve’’/PERISKOPI/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/620493198480846/












