Mural në kujtim të Astrit Deharit në qendër të Prishtinës

Një mural në kujtim të Astrit Deharit është bërë në qendër të Prishtinës. Njoftohet se afër muralit i cili mban figurën e tij, njerëzit do të kenë mundësi të shkruajnë kujtimet për Deharin. Murali është realizuar nga artistja Fitore Berisha. Kujtojmë se Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e […]
Njoftohet se afër muralit i cili mban figurën e tij, njerëzit do të kenë mundësi të shkruajnë kujtimet për Deharin.
Murali është realizuar nga artistja Fitore Berisha.
Kujtojmë se Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, ku po akuzohej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.
Pak ditë para se të mbushen 3 vjet nga vdekja e tij, çështja Dehari u rikthye përsëri në opinion, pas publikimit të raportit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore, i cili e riorientoi hetimin për vdekjen e Astrit Deharit.
Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, ta ketë vrarë veten në burg.















