Misteri i skeletit të luftëtarit mesjetar: Ishte viking apo sllav?

Për dekada me radhë, arkeologët e kanë pasur të zorshme të përcaktojnë identitetin e një skeleti nga shekulli i 10 që ishte zbuluar në Kështjellën e Pragës, dhe mbetjet e së cilës ishin eksploatuar edhe nga Nazistët por edhe nga Sovietikët për arsye ideologjike. Por, përpjekjet për të vendosur një etiketë të qartë etnike mbi […]
Por, përpjekjet për të vendosur një etiketë të qartë etnike mbi kufomën 1 mijë vjeçare kanë zbuluar më shumë për ne, se për atë vetë.
Ai qëndron, me kryet të anuar në të majtën e tij, me dorën e djathtë që pushon në një shpatë të hekurt. Nga dora e majtë ndodhen një palë thika, gishtat skeletor mbërrijnë si të jenë duke i prekur ato thika.
Në bërryl është një mjet që mund të ketë qenë brisk – një simbol që kallëzonte për statusin social të atij se sa për çkado tjetër, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Në këmbët e tij ndodhen mbetjet e një kove të drunjtë.

Por, është shpata e luftëtarit ajo që të rrok syri menjëherë. Veç pak më e vogël se një metër, mbetet një gjë që shënjon pushtetin dhe bukurinë pavarësisht korrozionit 10-shekullor.
A ishte viking?
“Shpata është e një kualiteti të lartë, ndoshta e bërë në Evropën Perëndimore,” tha profesori Jan Frolin, një arkeolog medievalit në Akademinë e Shkencave të Çekisë.
Kjo lloj shpate ishte përdorur kryesisht nga vikingët në Evropën veriore, Gjermaninë e sotme, në Angli dhe në Evropën Qendrore. Por jo vetëm nga ata.
Qysh u adoptua skeleti nga Nazistët dhe Sovietikët?
Kur nazistët okupuan Pragën në vitin 1939, menjëherë morën teorinë vikinge sepse iu përshtatej në narrativen e tyre të pastërtisë racore.
Vikingët, në fund të fundit, ishin nordikë e prandaj gjermanikë.
Por, menjëherë pas lufte, në Pragë u shtri influenca sovjetike dhe gjërat ndërruan në mënyrë të plotë.
Verisoni i skeletit u kthye në interpretimin e moçëm që thoshte se ai ishte anëtar i dinastisë Sllave Premislide, që sundoi me Boheminë për më shumë se 400 vjet, deri më 130.
Prej nga ishte ai vërtet?
Shtatëdhjetë vjet më pas, arkeologët janë të lirë të bëjnë gjykime bazuar në shkencë, e jo në ideologji.
“E dimë sigurt që ai nuk ishte lindur këtu, në Bohemi,” tha njëri prej tyre. Analizat e dhëmbëve të tij shpjegonin se luftëtari ishte rritur në Evropën Veriore, me shumë gjasë në bregun jugor të detit Baltik, ose ndoshta në Danimarkë.
Por, edhe pse mendohet të ketë lindur në Baltik, kjo nuk nënkupton se ai ishte viking. Në atë vakt, në Baltik kishte edhe sllavë, fise baltike dhe të tjerë.
Arkeologu nga Praga beson që luftëtari nga veriu – që vdiq nga shkaqe të panjohur në moshën 50 vjeçare – erdhi në Pragë në moshë të rritur. /Periskopi












