Misteri i koalicionit VV-LDK: VLAN-i u themelua veç 2 ditë pas zgjedhjeve të 2014-s

Misteri i koalicionit VV-LDK: VLAN-i u themelua veç 2 ditë pas zgjedhjeve të 2014-s

Zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014 ishin mjaft dramatike dhe formësuan terrenin politik në Kosovë për dekadat që do të pasonin. Periskopi iu sjell një krahasim për të ilustruar më shumë rrethanat aktuale në të cilat ndodhen LVV dhe LDK. Pas shkëputjes së Nismës për Kosovën nga PDK-ja, opinioni dhe analistët besonin që partia […]

Pas shkëputjes së Nismës për Kosovën nga PDK-ja, opinioni dhe analistët besonin që partia e drejtuar nga Hashim Thaçi do të humbiste në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit në Kosovë.

Por, ndodhi e kundërta. PDK fitoi me një diferencë të thellë ndaj LDK-së, prej më shumë se 5 për qind të votave. PDK i mori 222 mijë e 181 vota [ose 30,38%] ndërsa LDK i fitoi 184 mijë e 594 vota [ose 25,24 për qind].

Megjithatë, ajo që do të pasonte do të ishte edhe më dramatike dhe do të përcaktonte garën demokratike brenda vendit tonë përgjithnjë.

Në mëngjesin e 10 qershorit, ose vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme, u lidh një koalicion i gjerë pas-zgjedhor mes të gjitha partive shqiptare që kishin siguruar praninë në Kuvendin e Kosovës. Ky koalicion do të quhej VLAN [Vetëvendosje, LDK, AAK, Nisma] duke e ndërprerë përgjysmë festën e simpatizantëve të PDK-së në atë kohë.

Katër partive të ndryshme politike në atë kohë iu deshën vetëm dy ditë kohë për të lidhur koalicionin, me Ramush Haradinajn që parashihej të ishte kryeministër i vendit, shkruan Periskopi. Por, LVV dhe LDK edhe pas 22 ditësh duket se janë larg formimit të qeverisë së re, që për më tepër, pozicionin e kryeministrit e ka punë të zgjidhur.

Analisti Faton Abdullahu deklaroi se këto dy parti po e zgjasnin procesin e lidhjes së koalicionit për shkak të dialogut me Serbinë, e për të cilin ShBA-ja ka kërkuar shpejtësi në veprime.

Sidoqoftë, koalicioni VLAN kishte dështuar pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jepte partisë së parë mundësinë e propozimit të kryetarit të Kuvendit dhe i jepte presidentit diskrecionin për të propozuar mandatarin për formimin e Qeverisë së Re. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?