Mirena: LDK’ja është humbësi i parë i këtyre zgjedhjeve

Analisti, Ilir Mirena ka thënë se VV është fituesi moral i këtyr zgjedhjeve, shkruan Periskopi. Mirena ka thënë se aktiviteti i tyre për një dekadë është shpërblyer me fitore edhe pse sipas tij VV nuk ka ofruar ndonjë program socio-ekonomik. “Fituesi më i madhë moral i këtyre zgjedhjeve është VV, aktiviteti i tyre për një […]
Mirena ka thënë se aktiviteti i tyre për një dekadë është shpërblyer me fitore edhe pse sipas tij VV nuk ka ofruar ndonjë program socio-ekonomik.
“Fituesi më i madhë moral i këtyre zgjedhjeve është VV, aktiviteti i tyre për një dekadë është shperblyer me fitore. Edhe pse nuk është që VV ka ofruar ndonjë platformë socio-ekonomike”, ka thënë ai në RTV D.
Mirena ka thënë se LDK është humbës i parë i këtyre zgjedhjeve duke thënë se LDK ka humbur një moment historik për të fituar.
“LDK e ka humbur një shansë historik për një grushtë votash, duke filluar prej kandidatës për kryeministre, shtabit teknik e njerzëve që janë angazhu për me ndihmu”
“Vjosa Osmanin, unë e kam pa si fenomen të rrejteve sociale dhe Mustafa ka qënë në presion që ta kandidojë Vjosa Osmanin dhe performanca e saj nuk ka qenë fasionuse sidomos në pikun e fushatës duke u marrë me disa deklarata ndaj Albin Kurtit, duke i thënë Chavezi i Ballkanit”, ka thënë ndër të tjera Mirena./Periskopi/












