Mirena: Fajtor për rezultatin në Gjilan e shoh kryekëput Lutfi Hazirin

Analisti Ilir Mirena, sonte në RTV Dukagjini ka komentuar rezultatin e deritanishëm të KQZ’së për komunën e Gjilanit, ku bindshëm po prin Lëvizja Vetëvendosje. Mirena ka thënë se fajtor për rënien e LDK’së atje është Lutfi Haziri. ‘’Në rezultatin në Gjilan e shoh fajtor kryekeput Lutfi Hazirin. Sepse është dallim i vogël i votave dhe […]
Mirena ka thënë se fajtor për rënien e LDK’së atje është Lutfi Haziri.
‘’Në rezultatin në Gjilan e shoh fajtor kryekeput Lutfi Hazirin. Sepse është dallim i vogël i votave dhe me një angazhim më të madh do të mund ta përmbyste dukshëm rezultatin’’, ka thënë Mirena.
Në Gjilan nga 129 qendra të vendvotimin deri më tani janë numëruar 18 qendra.
Në këtë qytet bindshëm është duke prirë Vetëvendosja me 38.15%, LDK me 29.83 PDK me 16.80%, AAK-PSD me 5.64%, ndërsa NISMA-AKR-PD me 3.31%. /Periskopi/












