Ministria e Drejtësisë pranon opinionin e AKK-së: Nuk ka konflikt interesi në Provimin e Noterisë

Ministria e Drejtësisë pranon opinionin e AKK-së: Nuk ka konflikt interesi në Provimin e Noterisë

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se ka pranuar opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, përmes së cilit është konstatuar se nuk ka pasur konflikt të mundshëm të interesit në procesin e provimit të noterisë. Në opinionin e AKK-së me numër protokolli 06-2118/19, thuhet se pas hapjes dhe […]

Në opinionin e AKK-së me numër protokolli 06-2118/19, thuhet se pas hapjes dhe inicimit të rastit, janë ndërmarr gjitha hetimet, analizimet dhe vlerësimet për pretendime për konflikt të mundshëm të interesit në procesin e provimit për Noter dhe pas vlerësimit të rrethanave lidhur me rastin konkret AKK ka ofruar këtë opinion:

“Është identifikuar, është deklaruar dhe është shmangur konflikti i interesit nga Anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Noterisë, në pajtim me nenin 6, paragrafi 3 i Udhëzimit Administrativ MD- NR. 01/2019 për mënyrën e dhënies dhe programin e Provimit për Noterinë”, thuhet në opinionin e AKK-së.

Ndër tjerash, opinioni i AKK-së, thotë se procesverbalet kanë dëshmuar se personat e apostrofuar për konflikt të interesi janë deklaruar dhe zëvendësuar me kohë.

“Është nënshkruar deklarata e fshehtësisë nga Anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Noterisë, në pajtim me nenin 13 , paragrafi 2 i Udhëzimit Administrativ MD Nr.01/2019, për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për Noterinë si dhe janë zëvendësuar me të tjerët, të gjithë Anëtarët e Komisionit që kanë deklaruar konflikt të interesit me ndonjë nga pjesëmarrësit në provim”, thuhet në opinionin e AKK-së.

Ky opinion nga institucioni kompetent për vlerësimin e gjendjes ose jo të konfliktit të interesit, i hedhë poshtë të gjitha dyshimet eventuale dhe konfirmon legjitimitetin e plotë të reformës që është duke u zbatuar.

Ministria e Drejtësisë është e angazhuar për t’i ofruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një sistem noterial profesional, efikas dhe të qasshëm që është në shërbim të drejtpërdrejtë ndaj tyre dhe qasjes në drejtësi si një nga komponentët themelore të sistemit të drejtësisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?