Milaim Zeka: Gjithkush e di që është bërë vjedhje drastike e votave

Kanidati i PEK-ut për kryeministër, Milaim Zeka ka thënë se votat e partisë së tij janë vjedhur me të madhe, përcjellë Periskopi. Ai tha se në Drenicë specifikisht, janë shpallur një përqindje e madhe e fletëvotimeve si të pavlefshme, gjë e cila sipas tij nuk ka logjikë. “U në nuk e lkam prit atë rezultat, […]
Ai tha se në Drenicë specifikisht, janë shpallur një përqindje e madhe e fletëvotimeve si të pavlefshme, gjë e cila sipas tij nuk ka logjikë.
“U në nuk e lkam prit atë rezultat, gjithkush e di që është ba një vjedhje drastike e votave. Vetëm një person më ka raportu se më janë vjedhur 1835 vota. Nuk i kam denoncu, por ndoshta do t’i denoncoj nesër. 10 për qind të votave në Drenicë janë të pavlefshme, nuk ka logjikë që të prishen aq shumë vota”, u shpreh Zeka në RTK. /Periskopi












