Mësoni temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Mësoni temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Ditët në vijim pritet të jenë më të ftohta dhe me vranësira, ndërsa të enjten mund të ketë reshje të dobëta shiu Shërbimi i meteorologjisë, Prishtina Weather, njofton se “sistemi frontal që po kalon mbi rajon, ditëve në vijim do të sjellë mot më të ftohtë, kryesisht me vranësira, e ditën e enjte vende-vende me […]

Shërbimi i meteorologjisë, Prishtina Weather, njofton se “sistemi frontal që po kalon mbi rajon, ditëve në vijim do të sjellë mot më të ftohtë, kryesisht me vranësira, e ditën e enjte vende-vende me mundësi për reshje të dobëta shiu. Mirëpo ditëve të fundjavës nga Mesdheu sërish do të fillojnë të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që pritet të rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare”.

“Fusha të presionit të ulët që do të shtrihen mbi Evropë në fillim të javës së ardhshme, do të depërtojnë edhe në Itali, të cilat ditën e hënë ka gjasa të sjellin edhe reshje shiu mbi vendin tonë, derisa masat e ngrohta nga Mesdheu vazhdojnë të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare”, bën të ditur PW.

“Koncentrimi i ndotësve që ditëve të shkuara dhe sot ishte shumë i lartë, si shkak edhe i zjarreve që po zhvillohen në fusha dhe bjeshkë të rajonit, në ditët e ardhshme, nën kushtet meteorologjike të krijuara me kalimin e sistemit frontal, do të fillojnë të shpërndahen, e vlerat e kualitetit të ajrit do të zbresin në mesatare dhe të mira”.

Parashikimi për datat 31 tetor – 4 nëntor:

31.10 – Më ftohtë, kryesisht vranët, herët në mëngjes dhe pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

1.11 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.

2.11-3.11 – Vranësira dhe intervale me diell. Të dielën, vonë pasdite, në perëndim të vendit mundësi për reshje lokale shiu.

4.11 – Paradite me shi. Gjatë ditës reshjet do të pushojnë, e vranësirat do të shpërndahen.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 6C, e maksimalet ditëve të ardhshme do të zbresin në 11C deri 12C, e nga fundjava do të rriten në 15C deri 18C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s, e nga fundjava do të fryjë nga juglindja 3-7m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme pritet të pësojë rënie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?