Mesazhi i 13-vjeçares shqiptare nga kampi i ferrit në Siri

Mesazhi i 13-vjeçares shqiptare nga kampi i ferrit në Siri

Historia e Eva dhe Endri Dumanit, të cilët që prej 6 vitesh ndodhen në Siri, e transmetuar një javë më parë në Top-Channel, preku mijëra shqiptarë qe reaguan në rrjetet sociale. Që prej asaj dite, zhvillimet në kampin Al-Hol ku janë mbi 50 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë qenë të shumta. Ndërhyrja e forcave turke […]

Historia e Eva dhe Endri Dumanit, të cilët që prej 6 vitesh ndodhen në Siri, e transmetuar një javë më parë në Top-Channel, preku mijëra shqiptarë qe reaguan në rrjetet sociale.

Që prej asaj dite, zhvillimet në kampin Al-Hol ku janë mbi 50 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë qenë të shumta.

Ndërhyrja e forcave turke dhe ikja e kurdëve, e vështirësoi situatën dhe përpjekjet për riatdhesimin e tyre në Shqipëri.

Top-Channel ka mësuar, se 13-vjeçarja Eva Dumani komunikimin e fundit me familjen e ka pasur mbrëmjen e të hënës 21 tetor.

Përmes një mesazhi zanor lënë në telefonin e familjarëve ajo flet me një zë të dridhur.

I gjithë ku mesazh zgjat 30 sekonda.

Top-Channel e ka dëgjuar këtë mesazh, ku ajo thotë: “Ne jemi mirë. Për ne mos u bëni merak. Lufta është larg. Ça të bëhet për ne do të bëhet për të gjithë. Me gratë dhe fëmijët nuk ka punë kush”.

Tre ditë më parë, kampi Al Hul u raportua nga mediat ndërkombëtare se u mor nën kontroll nga forcat e ISIS.

Atje strehohen mbi 68.000 persona mes tyre 7.000 fëmijë, 3.100 gra, nga 58 nacionalitete të ndryshme,

Raportohet se brenda këtij kampi, një pjesë e grave që iu bashkuan ISIS po luajnë një rol kontrollues.

Ky kamp ishte nën administrimin kurd, por siguria brënda tij ka pësuar luhatje pas ofensivës turke.

Një ditë më parë gazetari shqiptar Taulant Kopliku, që punon për emisionin Italian “Le Iene” dhe që transmetoi historinë e të miturit Alvin Berisha nga kampi Al Hol, tha se 11-vjeçari është i sigurt dhe nën kujdesin e organizatës ndërkombëtare “Save the Children”.

Ndërkohë autoritetet e Lombardisë, po punojnë që t’i japin nënshtetësinë italiane Alvinit, më qëllim që babai të mund ta marrë të miturin në shtetin fqinj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?