Meliza Haradinaj i drejtohet VV’së e LDK’së: Mos bëni pazare për postin e Presidentit

Meliza Haradinaj, këshilltarja e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me bisedimet që dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit VV dhe LDK po i bëjnë për postin e Presidentit. Haradinaj përmes Facebookut ka shkruar se Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve nuk duhet që postin e Presidentit të vendit ta bëjë me […]
Haradinaj përmes Facebookut ka shkruar se Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve nuk duhet që postin e Presidentit të vendit ta bëjë me pazar politik me LDK-në.
“VV si fituese e zgjedhjeve nuk do të duhej që për hir të marrëveshjes së koalicionit për pushtet me LDK-në, të sakrifikojë reformën e nevojshme e të shumëkërkuar zgjedhore – e cila do të duhej të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm direkt nga populli, e jo nga pazaret politike”, ka shkruar Haradinaj.
https://www.facebook.com/meliza.haradinaj/posts/10162646453130230












