Mbetjet e Al-Baghdadit janë shkatërruar siç duhet: Përfundoi si Bin Laden?

Mbetjet e Al-Baghdadit janë shkatërruar siç duhet: Përfundoi si Bin Laden?

Trupi i liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi u varros nga ushtria amerikane në det, raporton AFP. Siç u tha nga kryetari i Komitetit të Përbashkët të Shtabit, gjenerali amerikan Mark Milley, gjithçka është bërë me kujdes dhe harmoni. “Largimi i mbetjeve të tij në det është bërë në mënyrën e duhur,” tha ai, […]

Siç u tha nga kryetari i Komitetit të Përbashkët të Shtabit, gjenerali amerikan Mark Milley, gjithçka është bërë me kujdes dhe harmoni.

“Largimi i mbetjeve të tij në det është bërë në mënyrën e duhur,” tha ai, duke mos dhënë më shumë detaje.

Më herët mediat raportuan se funerali është bërë në të njëjtën mënyrë si në rastin e Osama Bin Laden.

Duke folur për provat e likuidimit të udhëheqësit të Shtetit Islamik, gjenerali amerikan premtoi të zbulojë foto dhe video të operacionit pas deklasifikimit të tyre.

Ai shtoi se forcat speciale në Idlib kanë arrestuar dy persona që tani janë nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara në një strukturë të mbrojtur. Milley gjithashtu tha që disa materiale ishin kapur, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

Gjenerali amerikan gjithashtu vuri në dukje se Uashingtoni kishte koordinuar me forcat ushtarake të vendeve të tjera gjatë këtij operacioni.

Më parë, Fox News raportoi se trupi i Al-Baghdadit ishte varrosur në det, transmeton KosovaPress.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi dje se Al-Baghdadi është likuiduar në Siri. Më vonë, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneral major Igor Konashenkov tha që Moska nuk ka informacion të besueshëm në lidhje me operacionin ushtarak amerikan për likuidimin e njeriut më të kërkuar në botë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?