Marrëveshja e rotacionit LVV-LDK: Vjosa kryeministre në mandatin e parë, Albini në të dytin?

LDK dhe LVV po garojnë për vendin e parë në këto zgjedhje, me gati 70 për qind të votave të numëruara. Këto parti pritet të formojnë qeverinë e re, por marrëveshja për koalicion mund të jetë mjaft e zorshme për t’u arrirë. Vetëvendosje kishte propozuar një marrëveshje rotacioni për pozitën e kryeministrit me LDK-në. Një […]
Vetëvendosje kishte propozuar një marrëveshje rotacioni për pozitën e kryeministrit me LDK-në. Një herë do ta kishte kryeministrin LVV e më pas LDK.
Duke parë se sa i ngushtë është ky rezultat, mund të ndodh fare lehtë që pikërisht një marrëveshje e tillë të arrihet mes të dyja partive.
Edhe nëse LDK nuk ia del të pozicionohet e para, rezultati i saj zgjedhor është mjaft i mirë dhe kandidatja Vjosa Osmani ka qenë shumë e suksesshme, shkruan Periskopi.
Nga një marrëveshje e tillë, kryeministri do t’i takonte njërës parti dhe kryeparlamentari tjetrës ndërkohë që më pas do të kishim rotacion.
Por, problemi është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila udhëhiqet prej z.Isa Mustafa, e i cili nuk dihet nëse ka disponim për një marrëveshje të tillë. /Periskopi












