Luftë në mes forcave siriane dhe turke, vriten 6 ushtarë

Luftë në mes forcave siriane dhe turke, vriten 6 ushtarë

Forcat e armatosura të Sirisë dhe Turqisë kanë luftuar mes vete të martën për herë të parë që nga fillimi i ofensivës turke kundër kurdëve në pjesën e parë të këtij muaji. Në anën tjetër, forcat ruse thanë se kurdët janë tërhequr nga zona kufitare. Situata e sigurisë u përkeqësua kur forcat turke dhe forcat […]

Forcat e armatosura të Sirisë dhe Turqisë kanë luftuar mes vete të martën për herë të parë që nga fillimi i ofensivës turke kundër kurdëve në pjesën e parë të këtij muaji. Në anën tjetër, forcat ruse thanë se kurdët janë tërhequr nga zona kufitare.

Situata e sigurisë u përkeqësua kur forcat turke dhe forcat siriane filluan ta sulmojnë me artileri të rëndë njëra-tjetrën, duke e vështirësuar zbatimin e planit mes Turqisë dhe Rusisë për patrullim të përbashkët përgjatë kufirit.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se mes ushtrive turke dhe siriane ka pasur luftime të ashpra, duke shtuar se gjashtë ushtarë sirianë janë vrarë afër qytetit kufitar sirian, Ras al-Ain.

“Pesë ushtarë sirianë u vranë në betejën afër fshatit Assadiya”, tha Rami Abdel Rahman, kryetar i kësaj organizate, duke shtuar se rebelët sirianë, të përkrahur nga Turqia, e kanë vrarë një ushtarë tjetër të regjimit sirian.

Ndryshe, Turqia ka thënë se nuk do të ngurrojë për ta vazhduar ofensivën ushtarake në Siri, nëse vërteton se në zonën kufitare ka ende luftëtarë kurdë.

Forcat turke dhe ruse kishin planifikuar që t’i fillojnë patrullimet e përbashkëta të martën, por përleshja me ushtrinë siriane duket se e ka shtyrë këtë plan, shkruan “France24”,

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?