LDK, PDK dhe NISMA kërkojnë rinumërim të votave

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe dhe NISMA për Kosovën, kanë kërkuar rinumërim të votave. Këtë e ka konfirmuar për Periskopin, Mul Desku, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. ‘Tre subjekte i kanë dorëzu, jo në nivel vendi por vetëm në vendvotime, a janë jnë apo dy, votat e tyre […]
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe dhe NISMA për Kosovën, kanë kërkuar rinumërim të votave.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin, Mul Desku, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
‘Tre subjekte i kanë dorëzu, jo në nivel vendi por vetëm në vendvotime, a janë jnë apo dy, votat e tyre nuk iu kanë regjistru subjektit të tyre politik por iu kanë bartë subjekteve tjera, por çka e tutje e më shumë, të shohim kur Paneli të marrë vendim”, ka thënë Desku për Periskopin.
Ndërkohë, Betim Gjoshi, përfaqësues i KQZ’së nga PDK, i ka thënë Periskopit, se ‘formularët kanë gabime në gjithë Kosovës dhe nuk është vetëm një komunë’.
“Ne si PDK iu kemi drejtu PZAP’së për shkak që KQZ e ka prodhu formularin me 24 rubrika dhe kanë qenë në garë 25 subjekte e shumë të raste për shkak të këtij gabimi votat tona janë bartë të partitë tjera që i kena pasë afër dhe për këtë arsye i kena kërku PZAP’it me i rinumru ose brenda procedurave ligjore me naj kthy rezultatin tonë, kurgjo tjetër, nuk është që kemi ndonjë problem me procesin zgjedhor që u kanë po është porblemi që na u kanë bartë votat tek subjektet tjera.Ne realisht kemi ba kërkesën dhe formularët janë me gabime në krejt Kosovën nuk është veç një komunë dhe na kena lyp me na e kthy rezultatet në krejt Kosovën”, ka thënë Gjoshi për Periskopin.
Ndërkohë, Gazeta Blic, ka publikuar edhe dokumente, ku shihen kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, NISMA’s dhe PDK’së.




















