LDK nikoqire e dy takimeve, një me ambasadorin amerikan dhe një me zyrtarë të LVV-së

Në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohen dy takime në të njejtën kohë. Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett, ka nisur një takim me drejtues të LDK-së. Ky takimi po zhvillohet me nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmani dhe nënkryetarin Lutfi Haziri, njofton KlanKosova. Ndërkohë, në zyrat e kësaj partie, ka nisur edhe takimi në […]
Në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohen dy takime në të njejtën kohë.
Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett, ka nisur një takim me drejtues të LDK-së. Ky takimi po zhvillohet me nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmani dhe nënkryetarin Lutfi Haziri, njofton KlanKosova.
Ndërkohë, në zyrat e kësaj partie, ka nisur edhe takimi në mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në takimin e radhës mes dy partive pritet të diskutohet për koordinim rreth zhvillimit ekonomik në qeverisjen e ardhshme.
Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë takimet në përpjekje të arritjes së një marrëveshje për koalicion qeverisës.
Në këtë takim nga LDK po marrin pjesë Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Besnik Krasniqi, si dhe profesoresha e Ekonomisë, Hykmete Bajrami.
Ndërsa nga Vetëvendosje po marrin pjesë Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati.












