Ky është mesazhi i Thaçit pas votimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica”, përcjellë Periskopi. Thaçi ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, ndërsa pas votimit ai ftoi qytetarët që të dalin e të votojnë. “Dëshiroj t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme dhe të njëjtën kohë t’i ftojë të dalin […]
Thaçi ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, ndërsa pas votimit ai ftoi qytetarët që të dalin e të votojnë.
“Dëshiroj t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme dhe të njëjtën kohë t’i ftojë të dalin e të votojnë për të drejtën e tyre, për të mirën e tyre, do jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurt të Kosovës, për një jetë më të mirë të qytetarëve, për zhvillim ekonomik, për vende të punës, për të gjitha. Urime të gjithëve”, tha Thaçi.












