Kush ishte al-Baghdadi, lideri i ISIS-it që u vra si qen duke bërtitur e duke qarë

Abu Bakr al-Baghdadi besohet të jetë vrarë pas një operacioni nga ushtria amerikane kundër tij. Trump ka deklaruar sot se ai u vra si një qen, duke qarë e duke bërtitur. Por, kush ishte ky njeri? Al Baghdadi ishte lideri i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit [ISIL, i njohur ndryshe edhe si ISIS]. Që […]
Al Baghdadi ishte lideri i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit [ISIL, i njohur ndryshe edhe si ISIS].
Që nga viti 2016, Departamenti amerikan i ShBA-ve kishte ofruar 25 milionë dollarë për çdo informacion që mund të çonte në kapjen apo vdekjen e tij, shkruan Periskopi.

Al Baghdadi besohet të ketë lindur afër Samarras në Irak në vitin 1971. Ai besonte që ishte nga fisi Quraysh prej të cilit rridhte edhe profeti Muhamed.
Sa i përket arsimimit të tij, nuk kishte shumë të dhëna pos që ai ishte refuzuar nga ushtria irakiane për shkak se nuk mund të shihte mirë. Po ashtu, ai nuk kishte nota të mira në shkollë të mesme që të studionte në Universitetin e Bagdadit.
Në një intervistë për Daily Telegraph, një nga bashkëpunëtorët e tij e kishte përshkruar atë si të turpshëm, joimpresiv dhe një studiues të fesë.

Gjatë kohës së invazionit amerikan në vitin 2003 në Irak, al-Bahgdadi ishte hoxhë në një moskë të qytetit.
Disa besojnë që ai ishte tashmë xhihadist gjatë kohës së sundimit të Saddam Husseinit.
Baghdadi erdhi në shprehje në vitin 2010 si lider i një grupi ombrellë që përfshinte al-Qaedan në Irak, dhe mori famë kur ushtarakët e ISIS kapën qytetin e Mosulit në vitin 2014 kur kishte shpallur krijimin e kalifatit. /Periskopi












