Kush është prokurori që do të merret me rastin e Astrit Deharit

Kush është prokurori që do të merret me rastin e Astrit Deharit

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, do  jetë i ngarkuar me hetimet e reja që do të zhvillohen tash e tutje nga specialja për rastin e vdekjes së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. E lajmi se ai do të jetë i ngarkuar me këtë lëndë, erdhi nga vet […]

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, do  jetë i ngarkuar me hetimet e reja që do të zhvillohen tash e tutje nga specialja për rastin e vdekjes së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

E lajmi se ai do të jetë i ngarkuar me këtë lëndë, erdhi nga vet Prokuroria e Shtetit,. Kjo e fundit përmes një komunikate për media tha se bartës i lëndës do të jetë u.d kryeprokurori i Speciales.

“Me anë të këtij vendimi, bartës i kësaj lënde do të jetë u.d. kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe do të mbështetet nga prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shefkiu deri më tani njihet si prokurori i cili akuzoi ish-komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së në rastin e fryrjes së listave të veteranëve.

E kalimi i lëndës së Deharit nga Prizreni për në Prishtinë erdhi pas kërkesës së familjes së të ndjerit Astrit Dehari. Ata pas marrjes së ekspertizës nga Lozana kanë deklaruar se duan që lëndën ta kthejnë në qendër ngase Prokuroria e Prizrenit në vitin 2016 kishte dal me konstatime që Astrit Dehari është vrarë.

Më 24 tetor, Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?