Kurti: VV dhe LDK nuk do të jetë martesë e vështirë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është i bindur se do të ndodh koalicioni LDK-VV, duke thënë se nuk duket si martesë e vështirë, transmeton Periskopi. ‘’Në parim kanë pranuar që do të kenë koalicion me ne. Dhe nesër do të kemi një takim. Skemi zgjidhje tjetër, sepse jemi të dënuar të bashkëpunojmë. Ndryshimi nënkupton që […]
‘’Në parim kanë pranuar që do të kenë koalicion me ne. Dhe nesër do të kemi një takim. Skemi zgjidhje tjetër, sepse jemi të dënuar të bashkëpunojmë. Ndryshimi nënkupton që opozita të bëhet qeveri’’, ka thënë Kurti.
‘’Kryeministrin e ka vendosur populli më 6 tetor. Subjekti që del i pari fiton mandatin për formimin e Qeverisë. LDK dhe VV nuk janë një martesë e vështirë sic duket’’
‘’Qe një vit e gjysmë kemi pasë bashkëpunim të mirë. Është racionale dhe e dëshirueshme njëkohësisht’’/PERISKOPI/












