Kurti tregon se çka folën me Edi Ramën në takimin mbi 4 orësh

Kurti tregon se çka folën me Edi Ramën në takimin mbi 4 orësh

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është shprehur optimist për një bashkëpunim më të madh dhe të thellë mes dy shteteve. Teksa ka theksuar se Shqipëria është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti i cili po qëndron në Samitin e Paqes i […]

Kurti i cili po qëndron në Samitin e Paqes i Evropës Juglindore, i cili po mbahen në Tiranë, para gazetarëve foli edhe për shumë çështje të tjera, derisa tha se janë duke punuar për harmonizim të programeve me LDK-në për qeverisjen e ardhshme.

Për raportet me Ramën, Kurti tha se nuk i kanë pasur të ç’rregulluara.

“Biseduam për çështjet që i kemi të përbashkëta, për çështjet në dy shtetet tona. Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme, por edhe të ekonomisë të bashkërendohen Kosova me Shqipërinë sepse efekti sinergjik që do të kemi natyrisht nuk është shfrytëzuar sa duhur. Besoj që mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat janë shumë më të mëdha se realiteti që ekzistojnë… ne nuk kemi pasur marrëdhënie të ç’rrëgullta, jemi njerëz të ndryshëm, politikanë të ndryshëm, duhet të bashkëpunojmë që dallimi që kemi dhe mospajtimet që kemi nuk duhet të rrezikojnë bashkëpunimin tonë”, tha ai.

Mundësinë e mini-shengenitballkanik, Kurti nuk e mohoi por tha se duhet parë me kujdes se çfarë përmban ai.

“Unë pres që të shohë një tekst se çfarë nënkupton ai, sepse më ngjan më shumë me ide, se sa projekt. Pra duhet të shohim projektin në letër”, tha ai.

Për koalicionin e ardhshëm me LDK-në, Kurti tha se janë në fazën e harmonizimit të programeve.

“Ne kemi ekipet punuese që për fusha të caktuara po i harmonizojnë programet, por gjithashtu ekipet po bisedojnë për ndarjet e funksioneve, ministrive”, tha ai.

Përkundër se me herët është thënë se kryeministri Rama përkrahë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se Republika e Shqipërisë është kundër kësaj teze.

“Republika e Shqipërisë nuk është për shkëmbim territorial”, tha shkurt Kurti.

Kurti po ashtu përsëriti se dialogu me Serbinë mund të fillojë para pranverës sa vitit të ardhshëm, por s’mundet të përfundojë para zgjedhjeve në Serbi./E.Zeqiri/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?