Kurti thotë se do ta rregullojë çmimin e barnave, por kjo punë është kryer nga ministri Ismaili

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka në ‘Neë Bugjaksi Hour’, i pyetur për planin për shëndtësi, ka deklaruar veç tjerash se do ta rregullojë çmimin e barnave. Ai e ka quajtur të papranueshme që barnat shiten 30 për qind më shtrenjtë në barnatoret që janë në afërsi të spitalit, në krahasim me barnatoret e […]
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka në ‘Neë Bugjaksi Hour’, i pyetur për planin për shëndtësi, ka deklaruar veç tjerash se do ta rregullojë çmimin e barnave.
Ai e ka quajtur të papranueshme që barnat shiten 30 për qind më shtrenjtë në barnatoret që janë në afërsi të spitalit, në krahasim me barnatoret e qendrës së qytetit, duke shtuar se kjo nuk do të tolerohet më.
“Për shembull, sot barnat janë 30% më të shtrenjtë nëse janë më afër spitalit, në krahasim me barnatoret në qendër të qytetit. Pra, gjëra të tilla janë vërtet të papranueshme dhe nuk duhet të tolerojmë që të ndodhin më’, ka thënë Kurti në ‘Bugajski Hour’.
Por, Kurti ka bërë një huqje pasi që Ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, tashmë e ka rregulluar çështjen e çmimit të barnave.
Ismaili, në maj të këtij viti, për herë të parë në Kosovë ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ që rregullon dhe unifikon çmimet e barnave.
“U kry! Çmime të njëjta në çdo barnatore dhe barna më të lira në tërë Kosovën, për të realizuar një kërkesë 20-vjeçare të qytetarëve dhe farmacistëve. Pas një pune shumë sfiduese dhe jashtëzakonisht të vështirë, sot, për herë të parë në Kosovë, nënshkrova Udhëzimin Administrativ që rregullon dhe unifikon çmimin e barnave. Në mungesë të këtij dokumenti, shteti ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët kanë shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit. Ky udhëzim shënon një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë kosovare. Duke hapur një faqe të re për shtetin dhe qytetarët, ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të përgjegjësive tona publike, me qytetarin në qendër të secilës politikë”, kishte shkruar Ismaili në Facebook.













