Kurti: Policia e Kosovës është mjaft e trajnuar për protesta falë nesh, i kemi trajnuar drejtpërdrejt

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, njëherit pretendent për postin e kryeministrit të Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës është e trajnuar mirë për protesta falë tyre. Këto komente Kurti i ka bërë në emisionin“New Bugajski Hour”. “Po është e nevojshme një strukturë e re në policinë tonë dhe njerëz të rinj në këto […]
Këto komente Kurti i ka bërë në emisionin“New Bugajski Hour”.
“Po është e nevojshme një strukturë e re në policinë tonë dhe njerëz të rinj në këto struktura, si dhe veçanërisht më shumë trajnime dhe kapacitete. Mendoj që policia jonë prej institucioneve më të respektuara. Janë mjaft të trajnuar për trajtimin e protestave dhe demonstratave, po ashtu falë nesh. Pra, iu kemi ofruar trajnime të drejtpërdrejta atyre. Por, mendoj se atyre u duhen më shumë trajnime në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe pres të bashkëpunojë me ta në këtë drejtim”, ka potencuar Kurti.
Kurti po ashtu ka paralajmëruar reforma në Policinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Rashit Qalaj.












