Kurti i kërkon Ramës heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit”

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka nisur një “tur” në Shqipëri. Ka pasur shumë takime e intervista me liderë e mediet atje. Në një nga këto, Kurti ka zbuluar se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ta heqë pagesën që është vënë për “Rrugën e Kombit”. Kurti thotë […]

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka nisur një “tur” në Shqipëri. Ka pasur shumë takime e intervista me liderë e mediet atje.

Në një nga këto, Kurti ka zbuluar se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ta heqë pagesën që është vënë për “Rrugën e Kombit”.

Kurti thotë se me Ramën ka folur për heqjen e barrierave mes dy shteteve, e nga këto është përmendur edhe pagesa prej 5 eurosh që duhet paguar në autostradën që e lidhë Shqipërinë me Kosovën.

“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, ka thënë Kurti për Ora News.

Kurti u takua me Ramën mbrëmë, ndërsa ka thënë se ky ka qenë takimi i parë mes tyre pas 14 muajve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?