Kryeziu: Ankesat e VV-së për votat e diasporës janë ose veprim populist ose zvarritje e qëllimshme

Kryeziu: Ankesat e VV-së për votat e diasporës janë ose veprim populist ose zvarritje e qëllimshme

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, ka shprehur bindjen se ankimimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-it për mosnumërimin e votave të diasporës  të ardhura me postë pas afatit ligjor, mund të shihet si veprim populist ose zvarritje e qëllimshme  për certifikimin e rezultateve. Në një prononcim për Periskpin, […]

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, ka shprehur bindjen se ankimimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-it për mosnumërimin e votave të diasporës  të ardhura me postë pas afatit ligjor, mund të shihet si veprim populist ose zvarritje e qëllimshme  për certifikimin e rezultateve.

Në një prononcim për Periskpin, Kryeziu thotë se në këtë përfundim ka ardhur pasiqë në Lëvizjen Vetëvendosje ka mjaftueshëm individë që kanë aftësi për të lexuar e interpretuar ligje.

“Nuk e di a po i shkon në favor VV-së, dhe nuk mund ta paragjykoj një çështje të tillë. Por, besoi se LVV ka mjaftueshëm kapacitetet humane për ti lexuar dhe interpretuar, vendimin, ligjet dh rregullat që përcaktojnë mënyrën e votimit. Duke parë këto argumente, besoi se e drejta e saj për të ankuar ndaj vendimit të PZAP, mundë të shihet si veprim populist karshi votuesve nga diaspora, apo si zvarritje e qëllimshme për certifikimin e rezultateve. Sepse afatet kohore që i ka shfrytëzuar VV-ja dhe ato tani të cilat do i shfrytëzoj gjykata supreme, por dhe udhëzimet për veprim që do dalin nga ky vendim, gjithsesi e kanë shtyrë këtë proces për disa ditë”, thotë Kryeziu.

Kryeziu që është edhe njohës i çështjeve politike në vend,  insiston se votat e diasporës të arritura jashtë afateve kohore janë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet dhe se vendimi i PZAP-it për mosnumërimin e tyre nuk duhet të interpretohet si pro ose kundër dikujt.

“Votat e diasporës të arritura jashtë afateve kohore, janë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet përmes të cilave përcaktohet e drejta qytetare për votuar. Prandaj, vlerësoj se vendimi i PZAP, bazuar në këto rregulla dhe ligje ruan integritetin e procesit zgjedhor. Respektimi i ligjeve dhe procedurave zgjedhore, nuk duhet të interpretohet si vullnet i dikujt kundër ose pro votimit nga jashtë, por si vendimmarrje dhe përgjegjësi për zbatim të ligjit”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai thotë se pa certifikimin e rezultateve nuk mund të parasheh se çfarë do të ndodhë me koalicionin e udhëhequr nga Nisma Socialdemokrate.

“LVV dhe LDK jo vetëm që në parim janë dakorduar për një koalicion bashkë qeverisës, por ato tani kanë grupet punuese të përbashkëta për të harmonizuar qëndrimet dhe vendimet që do pasojnë nga qeveria e re. Para certifikimit të rezultateve, nuk mundë të dimë se çfarë do ndodhë me koalicionin e udhëhequr nga NISMA, edhe se cilat do jenë veprimet dhe roli i këtyre subjekteve nëse do arrijnë të jenë subjekte parlamentare”, ka përfunduar Kryeziu,/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?