Kryetari i OVL-UÇK’së i kërkon Qeverisë buxhet shtesë për të akuzuarit e mundshëm nga Specialja

Kryetari i OVL-UÇK’së i kërkon Qeverisë buxhet shtesë për të akuzuarit e mundshëm nga Specialja

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka komentuar numrin e madh të ftesave nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Gucati ka deklaruar se numri i ftesave që po vijnë është shumë i madh dhe se buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje të të […]

Gucati ka deklaruar se numri i ftesave që po vijnë është shumë i madh dhe se buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale është i pamjaftueshëm.

“Krahasimi i ftesave për të ftuarit e Gjykatës Speciale me buxhet është shumë i vogël. Nuk mundet as shpenzimet minimale me i mbulu, duke e ditur udhëtimin dhe akomodimin në hotel. Nuk mendoj se ky buxhet do t’i mbulojë të gjitha këto”, ka thënë ai për Telegrafin.

Gucati tha se presin formimin e Qeverisë së re dhe që beson se do ndahet buxhet shtesë për të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

“Ne presim që të formohet Qeveria e re, sepse Albin Kurti vetë ka premtuar se do t’iu dalë në ndihmë veteranëve të UÇK-së, dhe shpresoj e besoj që do të ndajë buxhet shtesë për këto kategori, të cilat do të ftohen nga Gjykata Speciale”, theksoi ai.

Ndërsa, sa i përket premtimeve të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ai tha se nuk beson që ky premtim do të mund të realizohet.

“Besoj që Albin Kurti do t’i mbajë premtimet e dhënë që i ka bërë në fushate, por nuk besoj që mund të zhbëhet Gjykata, për arsye se koalicioni do të bëhet me LDK-në. Dhe LDK është partia që ka qenë ithtare për me u formu Gjykata Speciale bashkërisht me PDK-në. Dhe nuk besoj që koalicioni do të lejojë që Gjykata të zhbëhet, sepse deputetët e LDK-së e kanë votuar krijimin e saj”, ka thënë ai.

Gucati gjatë intervistës ka thënë se ka informacione nga avokatët ndërkombëtarë se në fund të muajit tetor dhe  në fillim të muajit nëntor të ndodhin edhe arrestimet e para.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?