Kryeakademiku Mehmet Kraja lidh hajninë, kurvërinë e krimin me besimin islam

Kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja: Po përçmohemi e stigmatizohemi, ne s’jemi si Akademia e Serbisë Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, z.Mehmet Kraja, ka dhënë një intervistë për gazetën Bota Sot në Prishtinë ku ka folur për disa tema të ndryshme që shqetësojnë opinionin kosovar. Kryeakademiku ka deklaruar ndër tjerash se Kosova […]
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, z.Mehmet Kraja, ka dhënë një intervistë për gazetën Bota Sot në Prishtinë ku ka folur për disa tema të ndryshme që shqetësojnë opinionin kosovar.
Kryeakademiku ka deklaruar ndër tjerash se Kosova është e përfshirë nga një analfabetizëm funksional i përmasave të frikshme, por pa specifikuar se për çka e ka fjalën. Në anën tjetër, ai ka mbrojtur institucionin që udhëheq, AShAK-un, i cili po ashtu është kritikuar për analfabetizëm funksional dhe për punë joefektive.
“Akademia është pjesë e realitetit kosovar, e cila bart mbi vete, përveç tjerash, edhe një stigmë, një si përçmim dhe një kërkesë joreale për të bërë të pamundurën.” – shkruan ai.
Më tej, ai shprehet se kjo akademi nuk mund të përgjigjet në pyetje thelbësore për Kosovën.
Kraja flet edhe për nobelistin e vitit 2019, Peter Handken, e për të cilin shprehet si vijon:
“E dyta, vepra e Handkes (unë e kam lexuar një pjesë të vogël të saj), nuk është shkrimtar, vepra e të cilit arrin t’i bëjë të parëndësishme pikëpamjet e tij politike, siç ndodh me shumë shkrimtarë të botës. Madje, krijohet përshtypja se pikëpamjet e tij skandaloze politike ishin argumenti kryesor që nxiti Komitetin e Nobelit ta vlerësojnë me çmim, në një kohë që ai kurrë dhe kurrë nuk mund të krahasohet me Kunderën, ta zëmë, dhe së paku me një duzinë shkrimtarësh të tjerë të Europës, që ende nuk e kanë marrë këtë çmim.”
Ai është shprehur edhe për fenë, duke deklaruar se ka një falsitet moral që vihet re te ajo. Derisa Kosova nuk ka pasur asnjëherë më shumë besimtarë, nuk ka pasur kaq shumë “gënjeshtër, hajni, krim, kurvëri dhe çdo gjë tjetër”
Për ta lexuar të plotë intervistën e kryeakademikut, iu ftojmë të klikoni KËTU.












